Erling Haaland ka një vit që është transferuar në Borussia Dortmund nga RB Salzburg, transmeton VAR Kosova.

Sulmuesi norvegjez ka qenë në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 35 gola në 34 ndeshje.

Kjo ka bërë që shumë klube të shprehin interesim për shërbimet e 20 vjeçarit.

Një ndër ta është edhe skuadra e Frank Lampard, Chelsea, e cila po ka probleme me sulmues, pas formës së dobët të gjermanit Timo Werner.

Sipas të përditshmes gjermane BILD, Dortmund ka vendos që të refuzojë çfardo oferte të Chelsea për Erling Haaland.

Për Haaland interes kanë shfaqur edhe Manchester City, Manchester United, Barcelona e Juventus./VAR Kosova