Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli është paraqitur në pjesën e dytë për Spezian në humbjen minimale në shtëpi.

Spezia ka humbur 0:1 nga Verona në kuadër të javës së 15-të kampionale në Serie A.

Ismajli u inkuadrua në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 70-të në vend të bashkëlojtarit të tij, Emmanuel Gyasit.

Spezia e Ismajlit momentalisht renditet në pozitën e 18-të dhe ndodhet në zonën e kuqe për largim nga Serie A.