Aston Villa pësoi humbje në udhëtim nga Burnley mbrëmjen e kaluar në njëren nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni në Premier Ligë, shkruan VAR Kosova.
Villa ishte duke fituar deri në fund, por dy gola të Dwight McNeil dhe Chris Wood i dhuruan nikoqirëve pikët e plota.
Pas përfundimit të takimit pati një zënkë në “Turf Road”, teksa Villa shënoi humbjen e tretë në katër takimet e fundit në Premier Ligë.
Kapiteni i Villas, Jack Grealish pati një zënkë me trajnerin e Burnley-it, Ian Woan, ku kamerat e regjistruan teksa i drejtohej me “Çfarë nëse…” stafit të klubit vendas.
Ishte reagimi i shpejtë i bashkëlojtarit të tij, Ahmed Elmohamady dhe trajnerit Dean Smith për të qetësuar situatën.
Burnley – Aston Villa është njëra nga sfidat më të zjarrta kohëve të fundit në Premier Ligë, ku nuk mungojnë edhe ndërhyrjet e ashpëra dhe zënkat në fushë./VAR Kosova/