Liga më atraktive në botë e njohur ndryshe edhe si Premier Liga angleze, rikthehet sot me disa ndeshje në kuadër të programit për javën e 21-të.

Një ndër ndeshjet më interesante të ditës së shtune do të jetë mes dy gjigantëve Arsenal dhe Manchester United.

Pas 20 xhirosh, Manchester United gjendet në pozitën e dytë në tabelë, me 12 fitore, katër barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar kështu 40 pikë, një më pak se lideri dhe rivali i qytetit Manchester City.

Në anën tjetër, skuadra e Arsenal pas 20 ndeshjeve, ka regjistruar nëntë fitore, tre barazime dhe tetë humbje, dhe pozicionohet në vendin e nëntë në tabelë me gjithsej 30 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze për ditën e shtune mund ta gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:30 Everton (7) – Newcastle (16) (Stadiumi Goodison Park)

16:00 Crystal Palace (14) – Wolverhampton (13) (Stadiumi Selhurst Park)

16:00 Manchester City (1) – Sheffield United (20) (Stadiumi Etihad)

16:00 West Brom (19) – Fulham (18) (Stadiumi West Bromwich Albion Football Club)

18:30 Arsenal (9) – Manchester United (2) (Stadiumi Emirates)

21:00 Southampton (11) – Aston Villa (10) (Stadiumi St. Mary’s)