Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Mastersit që po mbahet në Doha.
Krasniqi që raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti xhudisten sllovene, Marusa Stangar me “Ippon”.
Sot (e hënë) është rikthyer edhe kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi që ka mposhtur në raundin e parë rumunen, Andreea Chitu.
Nora Gjakova garon sot në kategorinë deri në 57 kilogramë.