Xhudistja kosovare Loriana Kuka nuk ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Masterit të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Ajo është mposhtur në çerekfinale, nga ish-kampionia e botës në vitin 2018, Shori Hamada nga Japonia.

Aty, xhudistja kosovare zhvilloi një luftë të ashpër, mirëpo në fund u mposht me Ippon nga kundërshtarja. Distria Krasniqit që triumfoi pak ditë më parë fitoi medaljen e artë, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova rrëmbyen ato të bronzta.

Kuka do të kërkojë medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit.