Kupa e Botës në Hendboll që është duke u zhvilluar në Egjipt nga 13 janari, dje mori vëmendjen e shumë medieve botërore për një fakt tejet interesant. Në ndeshjen ndërmjet Kongos dhe Argjentinës ka debutuar Gauthier Mvumbi, duke u bërë një ndër hendbollistët më me mbipeshë në histori të këtij sporti, shkruan VAR Kosova.
Mvumbi përvveç që ishtë ndër më të mirët në parket, ai rrëmbeu edhe zermat e shumë tifozëve në botë.
Ai dëshiron që të gjithë ta thërrasin me nofkën “El Gigante” që në gjuhën shqipe do të thotë “Gjiganti”.
Kongo e humbi ndeshjen me Argjentinën me rezultat (22:28), ndërsa sot do të përballen me kampionin e botës, Danimarkën. /VAR Kosova/