Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është ndëshkuar me karton të kuq në finalen e humbur me Athletic Bilbao.
Argjentinasi u largua nga loja, pak minuta para përfundimit të minutave të fundit të vazhdimeve.
Ai goditi në fytyrë futbollistin kundërshtar, Asier Villalibre.
Pasi shikoi edhe njëherë situatën në VAR, gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq Lionel Messin.