Ish mesfushori i AC Milanit, Manuel Locatelli, është duke u folur shumë për një kalim të mundshëm në Manchester City, transmeton VAR Kosova.

23 vjeçari, i cili është njëri nga lojtarët kryesor të Sasuolos, teksa në të kaluarën ishte pjesë e Milanit, ka ngjallur interesimin e Pep Guardioles.

E një transfer i tillë duket se nuk do të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Një transferim i tillë nuk do të ndodhë në janar dhe është shtyer për në afatin kalimtar të veres” – u shpreh drejtori i klubit italian.