Lionel Messi shënoi dy gola në fitoren 0-4 ndaj Granadas.

Në pamundësi të ishin në stadium për shkak të masave kundër COVID-19, fëmijët e tij e kanë shikuar ndeshjen nga shtëpia.

Në një video të postuar nga gruaja e Messit, Antonela Roccuzzo, shihen fëmijët e tij duke festuar.

Ata gëzohën kur babai i tyre shënon për mrekulli nga gjuajtja e lirë.