Milani e ka mposhtur 2-0 Beneventon në kuadër të javës së 15-të në Serie A.
Pas 15 minutash lojë, Rossonerët fituan një penallti të cilën në gol e konvertoi Franck Kessie.
Por, në minutën e 34-të, Milani mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Sandro Tonali pranoi direkt karton të kuq për një ndërhyrje të lehtë në kundërshtarin.
Mysafirtë nuk u ndalën me kaq dhe e shënuan edhe golin e dytë në minutën e 49-të me anë të Rafael Leaos, që pranoi një asistim nga Ante Rebic.
Benvento kishte shansin që të ngushtonte rezultatin e Milanit, po të mos dështonte Caprai (61′) nga pika e bardhë.
Pas javës së 15-të, Milani është në vendin e parë me 37 pikë, një më shumë se Interi, derisa në xhiron e 16-të do të takohen me Juventusin.