Ish ylli i Arsenalit, tashmë i transferuar në Fenerbahce kishte plotësuar ëndrrën e një tifozi të verbër në prill të vitit 2019, shkruan VAR Kosova.
Arsenali bëhej gati të luante ndeshjen ndaj Napolit në Europa League, por Ozil gjeti kohën që të fliste me fansin e verbër, i cili kishte humbur shikimin si rezultat i një sëmundje të rëndë.
Ozil kishte postuar videon e takimit me një përshkrim emocional.
“I lumtur që pata mundësinë ta takojë fansin tim të veçantë Mikey. Ai e humbi shikimin si pasojë e një sëmundje të rrallë të syrit por kjo nuk e ndalon të luaj futboll. E di që do të vazhdosh të ndjekësh ëndërrat tua djalosh” – ishte shprehur ai.
Turko gjermani kishte të drejtë pasi Mikey është duke vazhduar ëndrrën e tij të luaj futboll.
VIDEO: