Martin Odegaard sot do të bëjë testet mjekësore para se të kompletojë transferimin në Arsenal. Odegaard do të jetë në formë të huazimit nga Real Madridi deri në fund të sezonit, pa të drejt blerje.
Mesfushori sulmuesi fluturoi drejt Anglisë të dielën në mbrëmje dhe udhëtoi drejt Londrës mëngjesin e sotëm për t’i kryer testet mjekësore dhe për ta vendosur firmën në marrëveshjen e huazimit.
Odegaard do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit në Arsenal, pasi topçinjtë janë pajtuar t’i paguajnë pagën atij, e cila besohet të jetë rreth 45 mijë euro në javë
Po ashtu, Arsenali ia ka paguar Real Madridit një shumë të caktuar për huazimin e 22-vjeçarit.
Odegaard do të kthehet në Madrid në verë, pastaj klubet do të ulen dhe të bisedojnë rreth mundësisë së një marrveshjes.