Pasi Leonardo pranoi haptas interesimin për Lionel Messin dhe Pochettino tha dëshiron më të mirët, nga radhët e PSG vazhdojnë politikën e mesazheve drejtuar Leo Messi. Këtë herë, ishte bashkëkombësi i “Pleshtit”, Leandro Paredes, i cili foli për këtë temë.

“Është e natyrshme që gjithkush e do Messin në ekipin. Çdo lojtar apo trajner e dëshiron atë. Shpresojmë, vendimi mbetet i tij,” – tha Paredes në Paris, i intervistuar nga gazeta Olé.

“Është diçka që Leonardo dhe presidenti i klubit tonë me siguri do të merren për të bindur Leon të vijë”.

Paredes është i qartë se “vendimi është i tij dhe shpresoj që të zgjidhë më të mirën karrierën e tij. Shpresojmë që të bashkohet me ne”.

Argjentinasi në këtë mënyrë bashkohet me fushatën për të bindur Messin të nënshkruajë me PSG-në, nëse nuk rinovon për Barça.