Liverpool ka shfaqur interesim për Shkodran Mustafin, transmeton VAR Kosova.

Jurgen Klopp po vuan në fazën e mbrojtjes dhe Mustafi pritet të jetë goditja e kësaj merkato.

Mbrojtësi shqiptar ka edhe 6 muaj kontratë me Arsenalin, por është në bisedime për t’u larguar nga Emirates.

Klopp e ka konfirmuar se Liverpooli do të tentojë transferimin e një mbrojtësi në këto ditët e fundit të afatit kalimtar, por që shuma të jetë e përballueshme për klubin.

Një nga opsionet që është përmendur së fundi në media është edhe Shkodran Mustafi, i cili do të mund të transferohet në Anfield për një shumë të vogël ose madje edhe falas.