Portieri i Alcoyanos, Jose Juan Figeuras ka zhvilluar ndeshjen e karrierës kundër Real Madridit në Kupën e Mbretit, të mërkurën mbrëma.
Fiegueras, 41 vjeçar, bëri dhjetë pritje duke qenë një “bishë” në portën e skuadrës së tij, për t’i ndihmuar në fitoren historike ndaj klubit madrilen.
Në fakt, asnjë portier nuk ka bërë kaq shumë pritje kundër djelmoshave të Zinedine Zidanë në këtë sezon.
Ish portieri i Valladolidit, Ourense dhe Elches, ka bërë vetëm një paraqitje në La Liga.
Atë paraqitje e ka bërë në vitin e largët, 2003, për Celta Vigon.
Alcoyano eliminoi “Los Blancos” me përmbysje, duke kthyer rezultatin nga 0:1, në 2:1. Një natë e paharrueshme për ta. /VAR Kosova/