Edhe një sfidë e radhës anulohet në Premier Ligë për shkak të Covid 19.

Takimi mes Burnley dhe Fulhamit, i planifikuar të luhej nesër në “Turf Moor”, me fillim nga ora 13:00, është anuluar pas një takimit të bordit të Premier Ligës.

Pas anulimit të sfidës ndaj Tottnenham Hotspur, lojtarët dhe stafi i Fulhamit janë ritestuar, ku shumë prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

“Duke qenë se shëndeti i lojtarëve dhe stafit është prioriteti më i rëndësishëm, është vendosur që ky takim të luhet në një datë tjetër” – thuhej në njoftimin e Premier Ligës.

Ky është takimi i katërt në javët e fundit që anulohet për shkak të Covid 19 në Premier Ligë angleze./VAR Kosova