Thomas Tuchel ka arritur marrëveshje me Chelsean për të marrë drejtimin skuadrës. Marrëveshja është arritur dhe shumë shpejt do të bëhet zyrtarizimi i tij.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka shkruar në rrjetin e tij social Tëitter, se Chelsea ka arritur marrëveshje me trajnerin gjerman dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi i tij.

“Thomas Tuchel është trajneri i ri i Chelseat pas shkarkimit të Lampardit, e konfirmuar. Njoftimi shumë shpejt. Marrëveshja është arritur”, ka shkruar Romano.

Tuchel rreth një muaj më parë u shkarkua nga PSG pas rezultateve jo të mira.

Trajneri gjerman pritet të rikthejë në formën dyshen gjermane, Timo Ëerner dhe Khai Havertz, të cilët deri më tani kanë dështuar në paraqitjet e tyre për ish kampionët anglez.

Lampard në mesditën e sotme u shkarkua nga detyra e trajnerit të Chelseat.

Anglezi mori drejtimin e Chelseat me 4 korrik të viti 2019 dhe drejtoi ekipin në 84 ndeshje zyrtare. /VAR Kosova/