16
vite karrierë, 328 paraqitje, dhe vetëm një gol. Ndonënse nuk ishte gol zyrtar,
Tony Hibbert, më në fund shënoi një gol për Evertonin, klubin e tij të jetës në
ndeshjen lamtumirëse në “Goodison Park”.
Me 9 gusht, 2012, mbrojtësi i krahut luajti ndeshjen e fundit me Evertonin ndaj
skuadrës greke AEK, ekip ndaj të cilit në vitin 2009, theu rekordin e
paraqitjeve në Evropë me klubin nga Liverpool.
Hibbert u paraqit në ndeshje me Marouane Fellaini, Leighton Baines, Leon Osman dhe Steven Naismthi, i cili shënoi hattrick, por momenti kryesor ndodhi në minutën e 53-të.
18 mijë fansa shikuan Hibbert të shënonte nga goditja e lirë, golin e tij të parë në karrierë për klubin.
I gjithë stadiumi shpërtheu nga euforia, ku tifozët u futën në fushë për ta përgëzuar mbrojtësin anglez.