Nicolo Barella është një nga lojtarët më të mire të Interit, dhe njëri ndër më meritoret për fitoren e fundit ndaj rivalëve të vjetër, Juventusit në Serie A, transmeton VAR Kosova.
Mirpo, problemet me para tek klubi italian mund të bëjnë që “diamanti” i mesfushës të largohet nga klubi zikaltër.
Sipas mediave angleze, Nicolo Barella është nën llupën e Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur.
23 vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2024, dhe kjo bën që çmimi i tij të jetë relativisht i lartë.
“Daily Mail” raporton se ish mesfushori i Cagliarit, është objektiv kryesor i Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho, si dhe një kalim në Premier Ligë është shumë i mundshëm./VAR Kosova/