Ndeshja e Southamptonit ndaj Shrewsbury në kuadër të raundit të tretë të FA Cup, nuk do të zhvillohet sipas programit për shkak të rasteve të shumta pozitive tek klubi i League One.

Është kjo ndeshja e katërt që shtyhet në Britani të Madhe javëve të fundit për shkak të krizës me Covid 19.

Ndeshja do të luhet në një datë tjetër që ende nuk është përcaktuar nga Federata angleze e futbollit.