Trofeu i Superkupës së Spanjës, i takon skuadrës Athletic Bilbao.
Lionel Messi dhe shokët e tij, nuk arritën të fitojnë kundër Athletic Bilbao.Rezultati brenda kohës së rregullt ishte 2-2.
Për Barcelonën të dy golat i shënoi francezi Antoine Greizmann.
Oscar de Marcos shënoi golin e parë për Bilbaon, kurse Asier Villalibre, ia mohoi fitoren Barcelonës, pasi barazoi shifrat në minutën e fundit të ndeshjes.
Në vazhdime, Inaki Williams shënoi një gol shumë të bukur për epërsinë e parë të skuadrës së tij në këtë./VAR Kosova/