Tottenham Hotspur është nikoqir i Liverpoolit në kuadër të derbit të xhiros së 20-të në Ligën Premier.

Dy skuadrat e kanë nisur mirë edicionin, por kohëve të fundit kanë luhatje në formën e tyre.

Spurs në pesë takimet e fundit kanë marrë dy fitore, dy barazime dhe kanë pësuar një humbje.

Në anën tjetër kampioni në fuqi nuk është në formë të mirë, pasi në pesë takimet e fundit nuk di për fitore.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka barazuar në tri takime dhe ka dy disfata.

Pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë në Londër, derisa dy trajnerët tanimë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Tottenham Hotspur: Lloris, Aurier, Dier, Rodon, Davies, Doherty, Hojbjer, Ndombele, Bergwijn, Son, Kane.

Liverpool:  Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Henderson, Robertson, Wijnaldum, Milner, Thiago, Mane, Salah, Firmino.