Vedat Muriqi mbetet një nga emrat më të
diskutuar te Lacio e këtij sezoni. Sulmuesi i Kosovës erdhi me shumë bujë në
Itali, por deri më tani nuk i ka ecur mbarë, duke mos shënuar asnjë gol në 10
paraqitje.
Por Vedat Muriqi e ka besimin e trajnerit Simone Ingazhi, i cili shprehet i
bindur se sulmuesi nga Prizreni do të gjejë formën e treguar në Fenerbahce.
“Në këto vite e kemi kaluar këtë proces, ishte rasti i Luis Albertos apo Felipe
Caideos, vinë nga kultura të ndryshme ndaj duhet të përshtaten”.
Tifozët duhet të kenë durim, ai ka nevojë për besim. Jam i sigurt që do të na
japë një ndihmë të madhe, jam i bindur se do të na japë frytet që presim prej
tij”, deklaroi sot inzagi para mediave.
Sipas mediave italaine, Muriqi do të luajë nesër titullar ndaj Xhenoas, në një
sfidë ku do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij dhe të nisë vitin në
mënyrën më të mirë të mundshme.