Frank Lampard duket se sot do ta ketë ditën e fundit si trajner i Chelseat. Bordi i Chelseat ka vendosur që ta shkarkojnë pas rezultateve tejet të dobëta në javët e fundit dhe janë shumë të zhgënjyer me të,

Mediet angleze në mëngjesin e sotëm kanë raportuar se bordi i Chelseat ka marrë këtë vendim dhe pritet që sot t’i komunikohet edhe vetë legjendës angleze.

Trajneri i ri i Chelseat do të jetë gjermani, Thomas Tuchel. Bordi i Chelseat kanë vendosur për ish trajnerin e PSG të merr drejtimin e skuadrës dhe do të zyrtarizohet pasi të shkarkohet Lampardi, raportojnë mediet angleze.

Edhe gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano ka shkruar në rrjetin social Twitter se Lampard do të shkarkohet nga detyra e trajnerit të Chelseat.

Sipas Romanos, Thomas Tuchel është favoriti për t’u bërë trajner i ri i Chelseat, për shkak edhe të futbollistëve gjermanë si Timo Werner dhe Kahi Havertz, të cilët janë investimet e mëdha të verës që nuk po shkëlqejnë.

Lampard sezonin e kaluar u emërua trajneri i Chelsea, duke e kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Këtë sezon londinezët investuan mbi 220 milionë euro në transferime, përkundër investimeve në futbollistë sezoni i Chelsea është duke shkuar tejet dobët.

Në dhjetor ishin lider, ndërsa tani janë në pozitën e nëntë me 29 pikë. /VAR Kosova/