Pas disa muajsh, Amir Rrahmani më në fund e ka realizuar ëndrrën e tij duke debutuar me Napolin.

Futbollisti nga Kosova u inkuadrua nga minuta e 87-të në ndeshjen e sotme ndaj Cagliarit.

Mbrojtësi prishtinas zëvendësoi grekun Kostas Manolasin në këtë sfidë.

Për këto pak minuta prezent në fushë, Rrahmani u vlerësua me notën 6.0 nga “WhoScored”.

Ndryshe, Napoli e fitoi këtë ndeshje me rezultat bindës, 1:4 ndaj Cagliarit.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 15-të në Serie A.

Image