Crvena Zvezda e Beogradit ka marrë leje nga UEFA që ta mbushë stadiumin me 30 përqind të tifozëve për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Milanit.
Klubi serb tani po pret edhe një konfirmim nga Shtabi i Krizave të Qeverisë serbe para se të nis me shitjen e biletave për këtë ndeshje.
Crvena Zvezda u ka dhënë shpresë tifozëve se mund ta mbështesin klubin e tyre të zemrës për ndeshjen ndaj klubit të famshëm italian.
Informacionet nga mediat lokale janë se pronarët e biletave sezonale për këtë edicion do të kenë përparësi kur blejnë bileta për ndeshjen ndaj Milanit.
Ndeshja e Ligës së Evropës kundër Milanit është caktuar për 18 shkurt në Beograd.