Është duke u zhvilluar takimi çerekfinal i Kupës së Italisë mes Atalantas dhe Lazios, transmeton VAR Kosova.

Atalanta ka kaluar në epërsi përmes mbrojtësit shqiptar, Berat Xhimshiti në minutën e 7-të.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar sulmuesi dardan, Vedat Muriqi i cili ka barazuar shifrat në 1-1, me një gol fantastik të realizuar me kokë në minutën e 17-të.