Viti 2020 për në aspektin personal për Mërgim Vojvodën ishte më i suksesshmi në karrierë.
Mbrojtësi kosovar u transferua në Serie A te Torino nga Standardi i Liegit, duke bërë hapin më të madh deri tani.
Ai poashtu fitoi çmimin ‘Fadil Vokrri’ nga Federata e Futbollit të Kosovës, si lojtari më i mirë i vitit 2020.
Ishte hera e parë ndonjëherë që këtë çmim e fitoi një mbrojtës.
Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, Vojvoda ka rrëfyer ngjarjet më interesante të vitit 2020.
25 vjeçari flet për, transferimin te Torino, Kombëtaren e Kosovës, stabilizimi financiar, sa është e rëndësishme familja për të, poashtu edhe periudhën e vështirë që kaloi me koronavirus.