Bora e madhe që ka përfshirë Spanjën në ditët e fundit, ka vështirësuar edhe zhvillimin e ndeshjeve të futbollit në stadiume.
Në kryeqytetin spanjoll, Madrid, ka rënë borë e paparë në këto 40 vitet e fundit, duke shtyrë ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao.
Vështirësi kanë hasur edhe futbollistët e Atletico Madridit për të shkuar në stërvitje me veturat e tyre luksoze.
Ylli belg, Yanick Carrasco ka bërë një zgjidhje të situatës duke shkuar në stërvitje me një xhip të markës italiane “Fiat Panda”.
Kjo video e tij ka bërë buj të madhe në mediet botërore.
Ndeshja pritet të luhet në momentin që do të zhvillohet Kupa e Spanjës. /VAR Kosova/