Real Madrid vazhdon të përballet me probleme.
Gazeta spanjolle “AS” ka njoftuar se mbrojtësi Nacho Fernandez ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Nacho do të jetë jashtë fushës për dy javë për shkak se do të izolohet dhe do t’i mungoj Realit në disa ndeshje.
Fernandez do të jetë mungesë e madhe për Realin, i cili tashmë është pa Sergio Ramosin e Raphael Varanen, gjë që detyron trajnerin Zinedine Zidane ta ftoj të riun Victor Chust që ende nuk ka debutuar me ekipin e parë.
Fernandez 31-vjeçar këtë sezon ka regjistruar dhjetë paraqitje në të gjitha garat me Real Madridin.