Nëse dikush ka pasur dyshime, tani duhet të jetë i bindur plotësisht. Ferhan Hasani është zyrtarisht futbollit i Partizanit.
Klubi i kuq, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ka gëzuar të gjithë tifozët për arritjen e marrëveshjes me “Buban”, goditja më e madhe në këtë merkato dimërore nga klubet e Superiores.
Ferhan Hasani do të prezantohet përpara medieve në orën 10:00, në ambientet e Hotel “Arté Boutique Hotel”.