Xhiro e 24 e Premier Ligës solli një tjetër humbje për kampionin aktual të Anglisë, Liverpoolin të cilët u mposhtën më rezultat 3-1 nga Leicester City.

Pjesa e parë u zhvillua me një lojë me pak raste të mira shënimi ku të dy skuadrat treguan lojë të kujdesshme dhe si rezultat skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë më e hapur dhe Liverpoolin kaloi në epërsi në minutën e 67’ me golin e realizuar nga Mohamed Salah.

Por, reagimi i Leicesterit ishte i fuqishëm. Maddison barazoi rezultatin në 1-1 në minytën e 79’ dhe vetëm dy minuta më pas Vardy e përmbysi atë duke realizuar për 2-1.

Fitoren e Leicesterit e vulosi Baines me golin e tij në minutën e 85’ për 3-1.

Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë vetëm në tre minutat e fundit.

Pas xhiros së 24, Leicesteri renditet në vendin e dytë me 64 pikë, kurse Liverpooli është në vendin e katër me 40 pikë.