Myrto Uzuni pati një paraqitje fantastike në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku arriti të shënonte ndaj Juventusit, transmeton VAR Kosova.

Së fundmi, sulmuesi shqiptar ka zbuluar rutinën që ai bën tek klubi hungarez, duke treguar se jeton i vetëm dhe se shumicën e kohës e kalon në qendrën stërvitore në klub.

“Unë po jetoj vetëm dhe familja është në Shqipëri. Mirëpo, dita më ikën shumë shpejt pasi thuajse e gjithë paraditja më kalon në qendrën stërvitore të ekipit. Zakonisht stërvitjet janë paradite dhe neve na duhet të jemi një orë më herët në qendrën stërvitore. Konsumojmë mëngjesin atje, kemi seancën stërvitore”.

“Më pas kemi periudhën e rikuperimit të muskujve dhe energjive. Më pas është koha për të konsumuar drekën me skuadrën. Zakonisht, unë kthehem në shtëpi mes orës dy dhe tre të drekës. Pjesa e pasdites është në shtëpi, me pjesën e rikuperimit, ndoshta me lojërat në “Play Stacion” dhe duke ndjekur futboll, pasi në këtë periudhë ndodh të ketë ndeshje thuajse çdo ditë”.