Tottenham Hotspur është duke e mposhtur 3-0 në udhëtim skuadrën e Wolfsberger AC.

Duket se kjo është nata e Gareth Bale, që nuk po luan shumë dhe ka prishur raportet edhe me Jose Mourinhon.

Pasi asistoi te goli i parë në minutën e 13’, që e shënoi Heung-Min Son, në atë të 28’ shënoi edhe personalisht.

Ai shënoi një gol të bukur, por nuk e festoi atë.

Kurse për 3-0 ka shënuar Lucas Moura, në minutën e 34’, një tjetër lojtar që spo ka hapësira me Jose Mourinhon.