Benfica dhe Arsenal do të përballen në ndeshjen e parë mes vete në 1/16 e finales në Ligën e Evropës.

Shorti deshi që dy skuadrat e mëdha evropiane të luajnë mes vete dhe njëra nga to do të eliminohet pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, pasi bëhet fjalë për dy skuadra që luajnë futboll ofensivë.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, me Granit Xhakën që është nga minuta e parë në fushë.

Vlen të theksohet se kjo ndeshje do të zhvillohet në Olimpico të Romës, për shkak të masave të rrepta të shtetit portugez në lidhje me COVID-19.

Formacionet zyrtare:

Benfica: Leite; Diogo Gonçalves, Otamendi, Vertonghen, Veríssimo, Grimaldo; Taarabt, Weigl, Pizzi; Darwin Núñez, Waldschmidt

Arsenal: Leno; Bellerín, David Luiz, Gabriel, Cédric; Xhaka, Ceballos; Saka, Smith Rowe, Odegaard; Aubameyang.