Barcelona do të përballet sonte me Paris Saint-Germainin në një ndeshje tejet interesante në Ligën e Kampionëve.

Në kuadër të fazës së eliminimit direkt, ndeshja në fjalë do të zhvillohet në “Camp Nou”.

Dy skuadrat janë takuar shumë herë mes vete, por dy përballjet e tyre të fundit ishin thjesht të jashtëzakonshme.

PSG-ja e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 4:0, kurse, Barcelona fitoi 6:1 në ndeshjen kthyese duke u kualifikuar tutje.

Ky ishte rikthimi më spektakolar në historinë e Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, ndeshja e sotme luhet në “Camp Nou” nga ora 21:00.