Sulmuesi Victor Osimhen pësoi një lëndim të frikshëm në kokë gjatë ndeshjes Atalanta – Napoli, që u zhvillua sonte në kuadër të Serie A. Osimhen u largua nga ndeshja pa ndjenja me barelë për t’u dërgur me urgjencë në spital, pas një dueli me mbrojtësin Romero.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Osimhen gjatë rrugës është këndellur dhe ka filluar rikuperimin e tij.

Pas përplasjes në tokë, në Bergamo ishin momente ankthi pasi Osimhen ishte fare pa ndjenja kur ai u vendos në ambulancë.

Sulmuesi nigerian pasi u përplas në tokë, humbi ndjenjat.

Ai u dërgua në spitalin Papa Giovanni XXIII sipas Sky Sports.

Atalanta mposhti Napolin me rezultat 4:2. Në këtë ndeshje luajtën dy mbrojtësit shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Amir Rrahmani.