Mesfushori brazilian i Real Madridit, Casemiro, ka bërë një deklaratë asap të zakontë, transmeton VAR Kosova.
Casemiro, i cili është njëri nga lojtarët kryesor të skuadrës së Zinedine Zidane, është shprehur se nuk ndjen aspak presion kur luan ndeshje në “Santiago Bernabeu”.
Për më tepër, 29 vjeçari është shprehur se më shumë presion ka kur luan lojën e famshme CounterStrike sesa kur është në fushë me “Los Blancos”.
“Kur luaj CounterStrike kam më shumë presion dhe ndihem më në siklet sesa kur luaj në Santiago” – u shpreh ai.
Kujtojmë që kaloi në Real Madrid nga Sao Paolo në vitin 2013./VAR Kosova/