“Kënaqësi të të bëj faull, unë jam Simon”, ky është mbishkrimi mbi një video i faqes së njohur në rrjetet sociale, “433”, që përcjell për ndjekësit e saj video nga më të ndryshmet.
Këtë herë është kthyer një javë pas në kohë, kur më 10 shkurt luhet përballja Wester Sydney Wanderers-Melbourne City. Vendasit triumfuan 2-0, por një faull mori vëmendjen më të madhe.
Simon Cox e kishte ndarë mendjen për ta fituar duelin me Storm Roux. Irlandezi e kap për dore kundërshtarin dhe arbitri vërshëllen për faull, ndërkohë që Simon i shkund dorën rivalit sikur të ishin duke u takuar. Kaq mjaftoi dhe “433” mendoi ta kthente në “hitin” e radhës në rrjetet sociale.