Bersant Celina nuk ka arritur ta shpëtojë Dijonin nga humbja prej Lensit.
Në kuadër të javës së 26-të në Ligën 1 franceze, Lens ishte nikoqir i Dijonit.
Ndeshja në fjalë i takoi Lensit me rezultat të ngushtë, 2:1.
Ylli i Kosovës, Celina u inkuadrua në lojë vetëm nga minuta e 46-të.
Nga “WhoScored”, ai u vlerësua me notën 6.3.
Me këtë fitore, Lens ngritet në vendin e katërt me 40 pikë, kurse Dijoni mbetet në vendin e fundit me 15 sosh.