Kur gjigantët italian, Milan, vendosi që të nënshkrunin me 14 vjeçarin Hachim Matsour për 500 mijë euro në vitin 2012, shumica e fansave pritën një superstar në ardhje, transmeton VAR Kosova.
Klubi italian mposhti konkurrencën e Manchester Cityt dhe Real Madridit për nënshkrimin e talentit të madh.
Në moshën 15 vjeçare, Matsour po luante me ekipin U21 të Milanit, teksa u përfshi në skuadër në ndeshjen e fundit të Milanit në Serie A në vitin 2014, ndaj Sasuolos.
Por 22 vjeçari nuk është në një moment të mirë, duke nënshkruar për skuadrën e Serie C, Carpi këtë vit.
Ky është klubi i pestë që nga largimi nga Primavera e Milanit.