Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në ballafaqim me Southamptonin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25 të Premier ligës angleze.

Skuadra e Thomas Tuchel e gjeti veten në disavantazh prej një goli pasi në minutën e 33 Takumi Minamino realizoi për 1-0.

Në pjesën e dytë “Blutë” e Londrës kërkuan golin e barazimit dhe e gjetën atë në minutën e 54’ kur Mason Mount shënoi nga penalltia.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati gola të tjerë të shënuar dhe Chelsea mori vetëm një pikë duke mbetur kështu në vendin e katër me 43 pikë, kurse Southamptoni renditet në vendin e 13 me 30 pikë.