Trepça ’89 e ka mposhtur Dritën në kudër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan, i takoi mitrovicasve me rezultat 1:2.

Mitrovicasit kryen punë që në pjesën e parë duke shënuar dy gola përmes Zeki Ademit (’14) dhe Adenis Shalës (’45).

Drita shënoi në pjesën e dytë përmes Kastriot Rexhës (’80), por më tutje nuk arriti ta gjejë golin e barazimit.

Me këtë humbje, Drita mbetet lidere me 44 pikë, kurse Trepça ’89 ngritet në vendin e pestë me 25 sosh.

Ndërkohë në takimin tjetër, Drenica ka barazuar pa gola ndaj Besës së Pejës.