Shumë klube, e veçanërisht Chelsea, janë duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të Bayern Munich, Niklas Sule, raporton “AZ”.

Thomas Tuchel dëshiron me çdo kusht ta transferojë mbrojtësin gjerman në “Stamford Bridge” gjatë afatit kalimtar veror.

Sa i përket vetë Sules, ai është i kënaqur te Bayerni, por me ardhjen e mbrojtësit Dayot Upamecano, të cilin Bayern e transferoi te RB Leipzig, Sule do të ketë kompeticion më të madh, në garë për një vend të sigurt në formacionin bazë.