Për të festuar ditëlindjen e 36-të, ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo i ka bërë vetës një dhuratë luksoze, transmeton VAR Kosova.

Sulmuesi portugez ka bërë një veturë Bugatti Centodieci, në vlerë prej 8 milionë euro e cila mund të arrijë  0-100 km/h për 2.4 sekonda.

Ronaldo njihet si koleksionues i veturave luksoze, ku shumica prej tyre janë në shtëpinë e tij në Torino.

Image: Cristiano Ronaldo/Instagram

Ai poashtu ka edhe një Ferrari F430, Phantom Rolls-Royce, një Lamborghini Aventador dhe Maserati GranCabrio.

Image: Cristiano Ronaldo/Instagram