Gjyqtari i Premierligës, Mike Dean thuhet se ka kërkuar që të hiqet nga arbitrimi, pasi familja e tij mori kërcënime me vdekje pas barazimit pa gola ndërmjet Fulhamit dhe West Hamit.

Ishte minuta e 97-të e takimit, kur Dean ndëshkoi me karton të kuq lojtarin mysafir, Tomas Soucek.

Mesfushori i përjashtuar u gjykua për shkak të një bërryli të zgjatur aksidentalisht ndaj serbit, Aleksandar Mitroviqit.

E kjo ka bërë që Mike Dean të pranonte kërcënime me vdekje ndaj tij dhe familjes. Dean, i cili ka ndarë shumë kartonë të kuq për shumë lojtarë më shumë se kushdo tjetër në historinë e Premierligës, tani ka kërkuar që të hiqet nga detyra pas kërcënimeve.

Soucek ka fituar apelin e tij kundër këtij kartoni të kuq dhe nuk do të përballet me pezullim.

Lajmi ka bërë bujë të madhe në mediat angleze.