Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka folur për mediat para ndeshjes ndaj Granadas.

Giuntoli u shpreh se skuadra nuk do të bëjë ndryshime në stafin teknik të paktën deri në fund të sezonit.

“Gattuso deri në fund të sezonit? Po, kam thënë dhe më parë, jemi të bashkuar dhe në fund do ti bëjmë llogaritë”, tha ai.

Giuntoli u ndal të flasë edhe për mbrojtësit Amir Rrahmani dhe Nikola Maksimovic.

“Maksimovic dhe Rrahmani? Luajnë të dy në mbrojtje por kanë pasur pak ndeshje ku kanë luajtur bashkë”, tha Giuntoli.

“Çdo ndeshje ju shërben të përmirësohen, kualiteti nuk diskutohet dhe janë duke e vënë në fushë në dispozicion të skuadrës”, përfundoi Cristian Giuntoli.

Përndryshe, Napoli humbi ndeshjen me Granadan me rezultatin 2-0 dhe do të provojë që të rikthejë rezultatin në “Diego Armando Maradona”.