Fansat e Sunderlandit janë detyruar të presin me durim për ardhjen e pronarit të ri, por tashmë është zyrtarizuar gjithçka dhe Kyril Louis-Dreyfus është pronari i ri.

Në 12 muajt e fundit ka pasur vonesa rreth shitjes së klubit nga pronari i deritanishëm, Steward Donald.

Më 7 janar të vitit 2020, klubi postoi një komunikatë zyrtare ku u konfirmua se kishte filluar procesi i shitjes.

Në fund të vitit 2020, Sunderlandi pastaj potencoi se është gjetur një blerës dhe emri i tij ishte Louis-Dreyfus.

p1eut07tj0163s8hd263lpc1vjtj.jpg

Pas një pritjeje të gjatë dhe dëshpëruese për konfirmim nga Federata Angleze, Louis-Dreyfus, i cili është vetëm 23-vjeçar, më në fund u konfirmua si pronari i pjesës më të madhe të aksioneve të enjten.

Ju mund të mendoni si është e mundur që një francez 23-vjeçar të jetë pronari i pjesës më të madhe të aksioneve të një klubi si Sunderlandi.

Familja Louis-Dreyfus është e njohur në botën e futbollit.

Robert Louis-Dreyfus, babai i Kyril, ishte aksionari më i madh te Marseille nga viti 1996 deri në vitin 2009, kur vdiq.

Gruaja e tij, Margerita mori kontrollin e klubit pas vdekjes së tij dhe ajo tash renditet si gruaja e gjashtë më e pasur në Rusi.

p1eut090n31mqr14sg1fm0bpr1vlkl.jpg

Kompania e Louis-Dreyfus është një perandori e vërtetë që ka shtrirë ndikimin në disa industri, përfshri agrokulturën, procesimin e ushqimit si dhe transportin ndërkombëtar.

Sipas ‘The Sun’, kompania e tij regjistroi shitje drithëruese prej 33.6 miliardë funtave në vitin e fundit, derisa pronari i Sunderlandit është trashëgimtar i 4 miliardë funteve.

Edhe pse nëna e tij, Margarita shiti Marseillen në vitin 2016, Kyril mbajti 5% të aksioneve të gjigantit të Ligue 1.