Pas shtatë ndeshjeve radhazi pa fitore (gjashtë barazime dhe një humbje), Torino sonte ka regjistruar fitore në Serie A.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në kampionatin italian, Torino shënoi fitore në udhëtim te Cagliari.

.Ndeshja e zhvilluar në ‘Sardegna Arena’ përfundoi me fitoren minimale të mysafirëve, teksa goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Bremer në minutën e 76-të.

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, hyri si zëvendësues në minutën e 89-të, teksa në total sonte zhvilloi tre minuta.

Kurse, as kësaj radhe nuk kishte vend në formacion për Samir Ujkanin.

Ndryshe, Torino tani ka 20 pikë dhe renditet në pozitën e 17-të, kurse Cagliari mbetet me 15 pikë dhe renditet një pozitë më poshtë.